14:42 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / k.v

Shuhet zjarri në shtëpinë e pabanuar në Prishtinë, dyshohet se emigrantët ia vunë flakën

Shtëpia e cila sot është përshirë nga zjarri te “Plepat” në Prishtinë, ishte e pabanuar.

Asaj dyshohet se ia vunë flakën emigrantët nga Siria, të cilët kishin hyrë për t’u ngrohur, raporton IndeksOnline.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ato të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes me të pranuar informatën.

Zjarri është lokalizuar dhe pas intervenimit të zjarrfikësve është shuar në tërësi.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa policia ka iniciuar rast për zjarrvënie…/IndeksOnline/