20:00 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shumë afër të fillojnë negociatat mes Realit dhe PSG për transferimin e Neymarit

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar raportohet se po afrohet më shumë drejt një transferimi te Real Madridi, pasi Barcelona nuk po e ka të lehtë ta bëjë këtë transferim.

Në mediat evropiane po raportohet  që Neymar dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, me Barçën dhe Realin të interesuara për ta transferuar Brazilianin, transmeton Indeksonline.

Duke ju referuar burimeve të afërta me Globo thonë se një negociatë që përfshin Neymarin dhe Real Madridin mund të bëhet shumë shpejt.

Raporti pretendon se Reali po përpiqet ta bëjë  Gareth Bale dhe Keylor Navas pjesë e një marrëveshje të mundur dhe kjo mund të bindë PSG pasi ata tashmë e kanë shitur Kevin Trapp në Eintracht Frankfurt./Indeksonline/.