18:10 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shumë qytetarë në varrimin e 16 vjeçarit që vdiq në vendin e punës (Foto)

Ka filluar ceremonia e varrimit të Seldin Aliut, që ditë më parë humbi jetën në vendin e tij të punës.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë qindra qytetarë, familjarë si dhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat bashkë me kryetarin e kësaj sindikate, Jusuf Azemi.

Seldin Aliu, 16, nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, punonte në Fabrikën e Stiroporit në Mushnikovë të Prizrenit.

Ndryshe, sipas  një komunikate të SPSP-së thuhet se për mosrespektim të kodit të punës nga shtetit tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës.