10:45 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shumë të interesuar për Shkodrën, por destinacioni i gjilanasit është befasi

Donjet Shkodra është njëri ndër emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushorit gjilanas i ka skaduar kontrata me Kukësin, ndërkohë që është ofertuar nga shumë skuadra të tjera.

Duke qenë një lojtar i lirë, në adresë të Shkodrës kanë ardhur shumë oferta nga klube shqiptare, si Tirana, Flamurtari e Skënderbeu, por edhe nga jashtë vendit.

Klubi qipriot Ael Limasol që i ka bërë një ofertë konkrete 29-vjeçarit, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare me 8 mijë euro në muaj neto.