14:13 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Shyhretja nuk ngopet me nipin, kjo është fotoja e radhës që postoi ajo (Foto)

Këngëtarja e dashur për publikun, Shyhrete Behluli duket se është tejet e gëzuar që ka marr përsëri epitetin e gjyshes.

Ajo edhe sot ka postuar një foto të nipit të saj të ëmbël, Matinit, shkruan Indeksonline.

Në Instastory këngëtarja ka publikuar nipin sykaltrosh, foton e të cilit e ka shoqëruar me një simbol prej zemre.

Ndryshe, Shyhreti ka një familje të madhe me fëmijë e nipa e mbesa. /Indeksonline/