23:55 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Si dështoi transferimi i Rashicës te Milani? Tregon Altin Lala

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka vërtetuar interesimin e Milanit për Milot Rashicën.

Ish-kapiteni i Shqipërisë tregoi arsyen pse nuk u realizua transferimi në San Siro gjatë afatit veror.

“Nëse Ralf Ragnick do të bëhej trajner, kishte shumë gjasa që Rashica të transferohej te Milani. Ai e pëlqen shumë si lojtar” theksoi Lala në Zona Gol.

Ndryshe, menaxheri shqiptar hoqi dilemat e qëndrimit të Rashicës në Werder Bremen, duke thënë se në verë do të largohet./IndeksOnline/