09:37 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / B O

Si do të ndikonte fitorja e Biden apo Trump tek NATO?

Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Europë po presin me padurim rezultatin e zgjedhjeve presidenciale pasi marrëdhëniet transatlantike janë ftohur disi që kur Trump erdhi në pushtet, raporton euronews.

Disa aleatë europianë ishin të shqetësuar që në fillimet e mandatit të tij pasi Trump e cilësoi aleancën si “të dalë jashtë mode”.

Kjo deklaratë ishte kambanë alarmi për vendet si Rusia dhe Turqia, të cilat ndiheshin gjithnjë e më të kërcënuara në kufijtë e tyre.
Trump u tërhoq nga komenti i tij pas një takimi në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, në 2017 dhe tha se në fakt aleanca “nuk ishte edalë jashtë mode”.

Qasja e tij nuk ka qenë gjithmonë më e mira për unitetin e kontinentit, ka deklaruar analistja spanjolle Carlota García Encina.

“Ajo që ka bërë Trump këto 4 vite është që i ka dhënë epërsi marrëdhënieve bilaterale kundrejt atyre multilaterale. Ai ka fuqizuar lidhjet në fushën e mbrojtjes me disa vende të Europës Lindore si për shembull me Poloninë por jo me të tjerat. Nëse fiton Trump, kjo do të bëhet edhe më e theksuar”.

Ai gjithashtu ka kërcënuar se do të tërheqë personelin ushtarak nga Gjermania pasi i kërkoi Europës që të kontribuonte më shumë për NATO, një akuzë që ua ka drejtuar vazhdimisht aleatëve.

Nëse zgjedhjet do i fitonte Biden, gjërat mund të ishin shumë ndryshe për NATO. Administrata e tij mund të akordojë më shumë fonde drejt organizatës në mënyrë që të luftohet atë që ai e sheh si kërcënimin më të madh ndaj Perëndimit: Rusinë.

“Joe Biden nuk do që t’i bëhet barrë aleatëve europian. Ai ka deklaruar se do jetë shumë i ashpër me Rusinë dhe kjo do të thotë që ai ka nevojë për NATO-n”, tha Encina.