14:33 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Si do të quhet partia e re? Flet Visar Ymeri

Grupi i Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, kanë formuar sot partinë e re pas dorëheqjeve që kanë dhënë muaj më parë.

Një konferencë për media planin dhe mënyrën e organizimit të kësaj partie e shpalosën Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Të pyetur nga gazetarët lidhur me emrin e subjektit më të ri në vend, Ymeri ka thënë se ende nuk i kanë vendosur një emër, teksa tha se ka disa propozime.

“Nuk është vendosur ende për emrin, por ka disa propozime sapo të kemi diçka do ta publikojmë”.

“Kemi bashkëpunëtorë në shumë komuna të Kosovës, jemi duke punuar në këtë drejtim, por gjithsesi kjo çështje do pak kohë. Deri më tani kemi një grup njerëz që janë në mendim të njëjtë me ne”, ka deklaruar Ymeri.