13:47 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Si dy dosta, Haradinaj në një tavolinë më Mike Pompeon, në SHBA

Ramush Haradinaj ka qenë një tavolinë i ulur me sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo. Ata kanë diskutuar për disa minuta për gjendjen në Kosovë në Lutjet e Mëngjesit, në SHBA.

Haradinaj ka thënë se e ka siguruar Pompeon se Kosovë ndan me Amerikën sistemin e vlerave të demokracisë.

“I nderuar që gjatë Lutjeve të Mëngjesit të ndaj tavolinën me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Me sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova, ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA-ja përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/