12:41 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Si e ndryshoi arkitekti Kruniq planin e Bashkim Fehmiut, që t’i bëj vend Kishës Ortodokse [dok]

Planin e parë dhe atë autentik për Kampusin e Universitetit të Prishtinës, e ka bërë arkitekti doajen dhe pinjoll i arkitekturës kosovare, Bashkim Fehmiu në vitin 1970.

Mirëpo, situate politike dhe regjimi serb kishte futur duart që t’ia trasonte vetes një rrugë të cilën nuk do ta gëzonin në të ardhmen.

Plani i punuar nga arkitekti Fehmiu parashihte që sot në pjesën ku është Kisha Ortodokse Serbe brenda Kampusit të UP-së, të kishte Fakultet të Mjedisit.

Mirëpo në vitet kur shqiptarët u dëbuan nga insitucionet e atëhershme të Krahinës Federative të Kosovës në Jugosllavi, një arkitet serb i futi duart në këtë plan dhe ndryshoi.

Spasoje Kruniq në vitin 1992 bëri “Planin Uzurpues të Kishës Ortodokse Serbe”. Ai e parapau që një pjesë e “Fakultetit të Mjedisit” të merret, sikur ka ndodhur, një pjesë e Akademisë së paraparë dhe të vije deri te rektorati, ku ndodhet edhe sot.

Më poshtë keni dy planet, i pari i arkitetit Bashkim Fehmiu dhe i dyti plani uzurpues i Spasoje Kruniq, të publikuara nga arkitekti Arbër Sadiki.

Ky plan ishte kundërshtuar nga Bashkim Fehmiu nëpërmes një letre publike që e kishte adresuar në të gjitha instancat e atëhershme. Ndër të tjera thoshte: “NJË NGA MË TË RËNDËSISHMET PËR NGA KARAKTERI DHE MË TË VLEFSHMET PËR NGA PËRMBAJTJA SI TRASHËGIMIA MË PROGRESIVE E CIVILIZIMIT DHE KULTURËS ËSHTË UNIVERSITETI, frytë i të cilit jeni edhe ju ndërsa tani edhe SUBJEKT i saj”.

Për më shumë në gurthemelin e kësaj kishe ortodokse serbe kishte marrë pjesë edhe krimineli serb Zheljko Razhnatoviq i njohur si “Arkan”. Vitin e kaluar serbët kishin filluar që të renovonin kishën, teksa një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga Inspekcioni i Komunës së Prishtinës, duke e vlerësuar si ndërtim pa leje këtë kishë.

Mirëpo, pas çuarjes në institucione gjyqësore të kësaj çështje, toka prej mbi 4 hektarë ku ndodhet edhe kisha, gjykata ia kishte dhënë kishës, teksa në seancë kishte munguar Universiteti i Prishtinës.

Më 29 nëntor 2017 në Kuvendin e Kosovës u diskutua për Ligjin për Liritë Fetare, ku nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është kërkuar një Kishë Ortodokse shqiptare.