Si i afekton depresioni njerëzit me sëmundje kardiovaskulare?
Dy studime të reja nxjerrin në pah ndikimin negativ të depresionit në rezultatet e shëndetit dhe në cilësinë e jetës shëndetësore të njerëzve me sëmundje kardiovaskulare.
Depresioni i pa diagnostikuar mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e atyre që janë përballur me një sulm në zemër, thotë një studim i ri.
Një numër në rritje i studimeve tregojnë për një lidhje të ngushtë midis depresionit dhe rrezikut të sëmundjes së zemrës, transmeton Indeksonline.
Një studim i tillë raportoi në fillim të këtij viti se depresioni ngre rrezikun e shkallës anormale të zemrës me pothuajse në një të tretën.
Dr. Victor Okunrintemi , autori kryesor i dy studimeve komenton këtë dinamikë komplekse midis dy kushteve.
Ai thotë se ndërsa ne nuk e dimë se cili shfaqet i pari, depresioni ose sëmundja kardiovaskulare, depresioni është një shenjë rreziku për sëmundjen kardiovaskulare, domethënë nëse keni sëmundje kardiovaskulare, ka gjasë më të lartë që mund të përballeni edhe me depresion./Indeksonline/