17:57 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

“Si kampiona kemi presion”, Amir Rrahmani flet pas golit: Jam i lumtur me fitoren

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani arriti të shënonte një gol për t’ia dhuruar tri pikë Napolit në ndeshjen e javës së 20-të në Serie A.

Rrahmani pas ndeshjes ndaj Salernitanas foli për migrofonin e DAZN-it dhe  shpreh shumë i lumtur me fitoren e arritur, shkruan Indeksonline

“Kishte një tension, por veprimet nuk ishin të lehta. Të jesh kampion i Italisë dhe t’i kesh këto rezultate është një situatë e vështirë. Kemi kaluar disa momente jo të mira, por jam shumë i lumtur me fitoren. Pushimi na ndihmoi shumë, sepse të gjithë kemi familje.

“Nuk jam i lumtur sepse këtë sezon kemi pranuar shumë gola. Ky vit është dhe do të jetë shumë i vështirë për ne”, përfundoi futbollisti kosovar

Kujtojmë që Amir Rrahmani shënoi golin e fitores në minutat e fundit dhe ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në 15 paraqitje./Indeksonline/