16:45 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Si kurrë më parë, Totti vesh rrobat e aktrimit

Perëndi në fushë dhe jashtë saj. Francesco Totti, ikona e një prej klubeve më të rëndësishme në Europë ka nisur të tregojë edhe talentin e tij në fushën e aktrimit.

Kapiteni legjendar i Romës do të tregojë aftësitë e tij në parodinë e Ëilliam Shakespeare, Romeu dhe Zhulieta.

Në një fragment nga filmi, i cili pritet të publikohet më 16 shtator, shfaqet Totti në rolin e një shenjtori. Si një film komik, Totti shihet teksa mban në dorë një lugë të madhe të drujtë.

42 vjeçari luan rolin e ” San Pupone”, një referencë për pseudonimin e tij si lojtar, i cili përkthehet si fëmijë i madh.