20:21 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Si me Wenger si pa Wenger, Arsenali prapë i njëjti “beter” (Video)

Chelsea ka fituar derbin e Londrës në kuadër të xhiros së dytë të Premierligës.

Blutë arritën të mposhtin Arsenalin me rezultat 3-2, shkruan indeksonline.

Skuadra e drejtuar nga Sarri arriti të kaloj në epërsi në minutën e nëntë me golin e Pedro.

Morata me një gol në minutën e 20-të dyfishoi rezultatin.

Arsenali u rikthye duke shënuar dy gola të shpejtë.

Së pari Mkhitaryan ngushtoi disavantazhin me një gol në minutën e 37-të.

Katër minuta më vonë, Iwobi barazoi rezultatin.

Golin e fitores e shënoi Marco Alonso në minutën e 81-të të ndeshjes.

Chelsea me këtë fitore ka grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje ndërsa Arsenali nuk ka asnjë pikë. /IndeksOnline/