18:04 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Si mund të mësoni një gjuhë të re duke përdorur Netflix

Pasi të aktivizoni Netflix, tani ju mund të mësoni një gjuhë të re . Mësimi i gjuhës me Netflix është një veçori e re e Chrome që ju lejon të shikoni shfaqje me dy titra në të njëjtën kohë.

Ky është një shërbim i zgjuar që përdor katalogun masiv të Netflix-it dhe të gjitha gjuhët kryesore në të cilat tashmë i ofron titrat, duke përfshirë gjuhën daneze, holandeze, angleze, frënge, gjermane, italiane, norvegjeze, portugeze, spanjolle, suedeze dhe turke.

Zgjerimi u krijua nga zhvilluesit David ëilkinson dhe Ognjen Apic, të cilët eksperimentuan me bërjen e softuerit të tyre për mësimin e gjuhës.

Shtesa e Chrome është e lirë për t’u përdorur, por Wilkinson dhe Apic po planifikojnë të shtojnë më shumë veçori, si titra shtesë për dialogun e dubluar, por që do të ishte i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë./Indeksonline/