15:33 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Si në kohët e vjetra, Dafina sjell një super-këngë bashkë me Cricket

Dafina Zeqiri i është përkushtuar mjaftë shumë muzikës gjatë muajve të fundit.

Kjo vërehet nga numri i madhi këngëve të cilat ka lansuar.

Sot, teksa thuajse të gjithë janë të mbyllur nëpër shtëpi, Dafina ka publikuar projektin më të ri, një këngë për të cilën fansat e saj padyshim i ka marrë malli.

Zë fantastik, paraqitje e këndshme (aspak vulgare), thjeshtë një Dafinë si në fillimet e saj mahnitëse.

Kënga titullohet ‘Një herë në jetë’ dhe është në bashkëpunim me Cricket.

Kur e dëgjoni do e kuptoni se sa e këndshme është për veshin e gjithkujt kjo këngë./Indeksonline/