Si nisi zjarri në Athinë? (Foto)
Mbi 50 persona kanë humbur jetën nga zjarri i nisur një ditë më parë në Athinë, rreth 150 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur.
Por si nisi zjarri në Athinë? Zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta. Por zyrtarët vendas janë shprehur për AFP se mund të kenë qenë zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura ata që kanë nisur tragjedinë.