23:49 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

”Si për inati”, Dembele shpallet lojtari i ndeshjes

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 6-4, nga dy ndeshjet.

PSG-ja të martën në mbrëmje fitoi me rezultat 4-1, në sfidën e dytë.

Lojtari i kësaj ndeshje u shpall Ousmane Dembele, i cili realizoi një gol dhe pati një paraqitje fantastike.

“Barcelona është një klub i madh. Me pëlqen!”, u shpreh Dembele. Jam shumë i lumtur në Paris dhe tani shkojmë në gjysmëfinale. Fishkëllimat nga tifozët e Barçës? Është normale në çdo stadium futbolli” , tha ai.