21:37 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Si përfitojnë grupet kriminale nga kriza e pandemisë

Shkruan: Mr. Fahredin Verbovci

Historikisht çdo epidemi  ka prodhuar pasoja të pa parashikueshme mirëpo kjo aktualja  me pandemi është e pashembullt në historinë e shteteve, jo vetëm në rajon por edhe në tërë globin.

Pas përhapjes të pandemisë, përveç ndikimit të  madh në shëndetin e njerëzimit dhe përkeqësimit të mirëqenies shoqërore, po thuaj se të gjitha shtetet kanë aplikuar masa të karantinimit total duke kufizuar në maksimum lëvizjen e lirë të qytetarëve, mbyllje të kufijve shtetëror, ndërprerjes së transportit dhe ushtrimin e bizneseve të ndërmarrjeve.

Pandemia e COVID-19 i ka detyruar qeveritë të ndërmarrin një varg masash mbrojtëse me qëllim të ruajtjes së ekonomisë dhe të ofrimit të rendit dhe sigurisë publike. Në kontekst të rendit dhe të sigurisë publike do të jetë me rëndësi që të identifikohen faktorët të cilët mund të ndërtojnë peizazhin e krimit te organizuar sidomos gjatë dhe pas periudhës së pandemisë.

Ndër faktorët të cilët mund të përfshijnë në ndryshim të këtij peizazhi janë si në vijim:

Kërkesa e madhe për disa lloje të mallrave, pajisjeve mbrojtëse, higjienike, produktet farmaceutike. Si rezultat i masave te ndërmarra nga qeveritë respektive në kufizim të lëvizjes, shume qytetarë  janë të  detyruar të  qëndrojnë mbyllur në shtëpi dhe në anën tjetër kërkesa për porosi të  produkteve “on line” përmes platformave sociale/ internet është rritet.

Prandaj krahas ndikimit në shëndetin e njerëzve e krijuar nga periudha e pandemisë, rrezik potencial në  këtë periudhë kohore është edhe nga krimi kibernetik.

Individët apo grupet kriminale gjatë kësaj kohe kanë hakuar dhe vazhdojnë të  hakojnë për mes e-mailave shumë  biznese e në  veçanti ka pas tentime  në disa shtete të ndryshme të botës ndaj  kompanive farmaceutike dhe në disa raste tjera janë sulmuar  sistemet financiare të bankave.

Numri i sulmeve në internet është i rëndësishëm për individ apo grupe kriminale dhe pritet të rritet më tej në të ardhmen sepse grupet kriminale do të mund të zgjerojnë aktivitetet e tyre për të përfshirë lloje të tjera të sulmeve në internet si do mos në të ardhmen kur një numër i madh i punëdhënësve do të pranojnë që punët e tyre organizative të  lidhen me sistem të  telekomunikacionit.

Tutje, mashtruesit shumë shpejt i kanë përshtat skemat e tyre karshi nevojave të qytetarëve  individual, bizneseve dhe kompanive të ndryshme. Aktivitetet e mashtruesve fatkeqësisht edhe në  të  ardhmen do të  rriten përmes skemave mirë  të  ndërtuara në telefon, platforma sociale dhe numri i viktimave në shumë shtete do të rritet, kjo si rezultat i frikës dhe ankthit të krijuar nga pandemia.

Individët apo grupet kriminale gjithashtu kanë përshtatur mashtrimet e investimeve për të nxjerrë investime spekulative në aksione të lidhura me pandeminë me premtime për fitime thelbësore.

Shpërndarja e mallrave të  falsifikuara dhe mallrave jashtë standardeve ka qenë dhe do të jetë një fushë tjetër ku grupet kriminale do te angazhohen për përfitime të veta gjatë dhe pas pandemisë.

Gjate kësaj periudhe kohore, sidomos materiali higjenik dhe produktet tjera medicinale/ farmaceutike kanë qenë të kontrabanduara dhe jashtë standardeve të kualitetit (dorëzat, maskat, materialet për pastrim higjenik, produktet medicinale) e të cilat ju kanë dhënë hapësirë grupeve kriminale përfitime enormë.

Kjo ofertë e mashtrueseve për mallra jashtë standardeve dhe nën kualitet do të vazhdoj edhe në të ardhmen për aq sa do të jetë aktuale pandemia por jo vetëm.

Deri sa agjencitë ligj-zbatuese kanë qenë të fokusuara në mbështetje dhe implementim të vendimeve qeveritare të ndërlidhura me dhe rreth kohës se pandemisë, grupet mirë  të strukturuara kriminale kanë qenë të fokusuara dhe do të vazhdojnë të jenë në aktivitete në kontrabandim të produkteve në veçanti të materialeve higjienike dhe atyre medicinale (Vitaminë, antibiotik).

Është më se e domosdoshme që krahas aktiviteteve në implementim të masave të parapara nga institucionet shëndetësore, të identifikohen e më pas të parandalohen dhe luftohet këto grupe kriminale.

Shfaqja e skemave të reja të kontrabandimit dhe mashtrimit me këto produkte me një rritje të mëtejme mund të pritet në të ardhmen sidomos ka të ngjarë që të adaptojnë skemat e mashtrimit në mënyrë që të shfrytëzojnë situatën post-pandemie.

Prandaj nevoja e rritjes së bashkëpunimit me partnerët tjerë si në nivel kombëtare ashtu edhe ndërkombëtarë  në shkëmbim të informacioneve është më se e domosdoshme me qellim të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie negative.