21:57 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Si reagoi Shaqiri pasi iu kërkua t’i bashkohej Evertonit para Liverpoolit

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka zbuluar se si u përgjigjë kur iu kërkua të kalonte tek Evertoni.

27-vjeçari ka pasur minutazh të ulët te Liverpooli këtë sezon, por reprezentuesi zviceran ka impresionuar sa herë që ka luajtur.

Ish-anëtari i Stoke Cityt ka startuar në vetvm gjashtë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime.

Trajneri, Jurgen Klopp, ka qenë i impresionuar nga forma e Shaqirit, teksa ka startuar me të në dy ndeshjet e fundit në Premier League, transmeton IndeksOnline.

How Liverpool summer buy Xherdan Shaqiri responded to Everton fan’s transfer plea

”Të Kuqtë” do ta zhvillojnë derbin e parë të Marseysides të dielën ndaj Evertonit, dhe Shaqiri ka folur për mundësinë që kishte t’i bashkohej ”Toffess” në verë.

”Është derbi im i parë, kështu që do të jetë shumë special”.

”Unë e njoh vetëm një lojtar të Evertonit. Ai më tha se duhej të transferosha tek Evertoni. Unë i thash: JO”, tha Shaqiri për Liverpool Echo./IndeksOnline/