12:46 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Si reaguan tifozët në tribuna ndaj Modric gjatë ndeshjes kundër Leganes

Tifozët e Real Madridit ishin ts zëshëm drejt Luka Modric në ndeshjen e mbrëmshme.

”Los Blancos” e vulosën startin perfekt të këtij sezoni, duke fituar ndaj Leganes me rezultat, 4-1.

Gareth Bale, Karim Benzema (2) dhe Sergio Ramos shënuan në fitoren e madrilenëve, ndërsa edhe pse nuk shënoi, Modric shkëlqeu në mesfushë, transmeton IndeksOnline.

Modric, i cili startoi për Real Madridin për herë të parë që prej se e fitoi çmimin e më të mirit nga UEFA, impresionoi në mesfushë para se të zëvendësohej pas 60 minutash lojë duke marrë duartrokitje nga tifozët.

Tifozët brenda Bernabeut u ngritën në këmbë dhe brohoritën, ”Lukica, Ballon d’Or”.

Pa harruar të përmendim, tifozët madrilen e bën të njejtën gjë edhe para se të fillonte ndeshja.

Në mbështetje të Modric për ta fituar ”Topin e Artë” është edhe bashkëlojtari i tij, Sergio Ramos, i cili postoi një mesazh drejt tij në rrjetet sociale.

Ai postoi një foto duke e puthur Modric me mesazhin: ”Tani, për ‘Topin e Artë”./IndeksOnline/

Image: Sergio Ramos/Instagram