08:32 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Si ta ktheni Twitter-in e vjetër për Web me disa klikime

GoodTwitter është shkarkuar nga mijëra përdorues Chrome dhe Firefox.

Një përdorues i Twitter dhe zhvilluesi i softuerit, Zusor, ka zbuluar një shtesë të re për Google Chrome dhe Mozilla Firefox që do t’ju lejojë të përdorni faqen e vjetër të Twitter për desktop. Është quajtur GoodTwitter.

Veçmas, një udhëzues është i disponueshëm për përdoruesit që nuk duan të përdorin shtesën për t’u kthyer në ndërfaqen e vjetër Web të Twitter, por është më tepër një rregullim i përkohshëm.

Por, është edhe një metodë e cila e rregullon Twitter-in e vjetër, i cili është vetëm rregullim i përkohshëm që do të zhduket kur të rifreskosh aplikacionin, transmeton Indeksonline.

Thjesht hapni Twitter dhe ndiqni këto hapa:

Klikoni mbi (…) More mënynë e majtë. Pastaj shkoni Settings and Privacy > About Twitter > Directory. Një faqe e re e Twitterit do të hapet, pastaj klikoni Home.

Twitter kohëve të fundit Twitter erdh me versionin e saj, për te cilin u tha se do të jetë shumë më i shpejtë dhe më i lehtë, por shumë njerëz nuk e mirëpritën atë./Indeksonline/