12:26 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Si të aktivizoni versionin ‘Dark Mode’ në Messenger

Facebook Messenger është një prej aplikacioneve më popullore të komunikimit i cili funksionon më vete nga platforma e medias social.

Edhe pse ekzistojnë platforma të tjera shumë popullore si WhatsApp, Facebook Messenger ka tërhequr vëmendje për shkak të integrimit të ngushtë me Facebook.

Pavarësisht resurseve të mëdha të Facebook, kompanisë i është dashur kohë përpara se të implementojë veçori shumë të kërkuar në Messenger.

Modaliteti i errët – Dark Mode – është një prej tyre dhe ende nuk ka mbërritur. Lajmet se dizajni i ri i Messenger do të kishte “Dark Mode” nuk provuan të vërteta edhe pse në Shtator të vitit të kaluar disa përdorues kishte testuar dizajnin e ri.

Ridizajnimi erdhi në Nëntor por tema e errët nuk u gjet askund. Ju mund ta aktivizonit vetë “Dark Mode” por ju duhej akses prej administratori diçka e pamundur për pjesën më të madhe të audiencës së Facebook.

Megjithatë Facebook ka përfshirë një marifet i cili aktivizon “Dark Mode” pa qenë nevoja të bëni atë që u tha më lart. E gjitha që ju duhet të bëni është ti dërkoni dikujt një emoji në formë gjysmë hëne, specifikisht emojin e paraqitur mëposhtë dhe do të vini re sesi funksioni i “Dark Mode” jo vetëm aktivizohet por edhe shfaqet në panelin e konfigurimit.

Duket e çuditshme por në të vërtetë funksionon. Sipas XDA Developer marifeti funksionon dhe disa përdorues kanë arritur ta aktivizojnë.