10:13 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Si të mbroni llogarinë tuaj në Facebook, pas 50 milionë hakimeve që janë bërë

Facebook ka njoftuar se 50 milionë llogari të përdoruesve të saj janë hakuar në ditët e fundit. Hakerët kanë arritur që këto llogari t’i përdorin si të vetat.

Nëse llogaria juaj nuk është prekur ende, ju duhet të ndërmerrni disa hapa, të këshilluara nga Facebook.

Nëse profili juaj është mbyllur në dy ditët e fundit për një moment dhe është hapur përsëri, është urgjente që iu ta ndërroni pasvordin. Por, edhe pasvordi duhet të jetë më i papërshtatshëm, i kombinuar me shkronja, numra, apo edhe ndonjë simbol.

Poashtu, duhet t’i fshihni të gjitha llogaritë e ruajtura të Facebook që i keni hapur në mobil, kompjuter apo iPad.

Nëse ju vije ndonjë person i panjohur, i huaj, i dyshimtë si kërkesë shoqërie, mos e pranoni.

Ekipi i sigurisë së Facebook thotë se është duke punuar intenzivisht këtë pasiguri dhe se shpejt pritet stabilizimi./Indeksonline/