14:35 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Si të shmangim depresionin?

Depresioni është një gjendje e zakonshme dhe serioze mjekësore që ndikon në mënyrën se si njerëzit ndihen dhe veprojnë. Sëmundja mund të çojë në probleme emocionale dhe fizike dhe mund të shkaktojë probleme në të gjitha aspektet e jetës së një personi.

Shumë njerëz marrin ilaçe kundër depresionit, për të trajtuar depresionin por ekzistojnë metoda të ndryshme natyrore të disponueshme që punojnë dhe zvogëlojnë rrezikun e depresionit.

Depresioni është lloji më i zakonshëm i sëmundjes mendore. Shoqata Psikiatrike Amerikane vlerëson se depresioni prek rreth 1 në 15 të rritur çdo vit dhe se 1 në 6 persona do të përjetojnë depresion në një moment gjatë jetës së tyre.

Ndërkohë që depresioni mund të prekë këdo, zakonisht ndodh për herë të parë kur një person është në adoleshencë ose në fillim të viteve ’20. Gratë kanë më shumë gjasa që meshkujt të kenë depresion.

Më poshtë po ua paraqesim disa nga hapat se si mund të parandaloni depresionin:

Shmangni stresin;
Ushtroni;
Mbani nj dietë të duhur me ushqime të shëndetshme;
Flini aq sa duhet;
Shmangni alkoolin dhe narkotikët;
Vizitoni një terapeut;
Shmangni situatat dhe gjërat që ju bëjnë të ndiheni në depresion./Indeksonline/