07:14 / E Martë, 19 Qershor 2018

Si t’i bëni flokët kaçurrela me ndihmën e një bluze pambuku

U habitët nga titulli i artikullit ? Ky është vetëm fillimi pasi teknika që do ju prezantojmë më poshtë do ju lërë me gojë hapur. Flokët janë gjysma e bukurisë së një femre, një shprehje sa cliché, por edhe e vërtetë. E keni vënë re sa herë ndryshoni ngjyrën, prerjen, kur krihni flokët apo i bëni kaçurrela, janë gjëja e parë që tërheqin vëmendjen e njerëzve.

Flokët kaçurrela janë shumë të bukura për t’u parë, por jo dhe aq për t’u realizuar. Kaloni me orë të tëra duke i bërë me mashë, bigudina ose lejoni mamanë t’ju ndihmojë me teknikën e lidhëses me copa gazete, por sërish kaçurrelat tuaja duken si mos më keq. Ju sjellim gjithmonë maska dhe trajtime natyrale për flokët kaçurrela, mund t’i rilexoni duke klikuar këtu, kurse sot ju propozojmë një teknikë të re të quajtur Plopping, ose thjesht kaçurrelat me bluzë pambuku. Ja si duhet të veproni :

Lani flokët siç bëni zakonisht, gjithmonë duke zgjedhur shampon dhe balsamin që i përshtatet llojit tuaj të flokëve. Thajini me peshqir duke i masazhuar me lëvizje rrethore në gjithë sipërfaqen e skalpit dhe jo duke i shtrydhur siç bëni me veshjet. Merrni një T-shirt, peshqir me mikrofibra ose bluzë pambuku me mëngë të gjata dhe shtrojeni mbi një tavolinë. Këshillohet të përdoret bluza me mëngë të gjata pasi mbledh të gjithë flokët.

Pasi e keni shtrirë mbi tavolinë, ulni kokën dhe shtrini flokët mbi bluzën e pambukur dhe me anë të disa rrotulimeve siç bëjmë me letrën e karameleve mbështillni gjithë flokët. Mbajini ashtu për disa orë, më pas hiqni bluzon dhe kaloni gishtat mbi flokë duke i masazhuar. Thani kokën në temperaturë ambienti dhe sipas dëshirës mund të përdorni ose jo llak flokësh. Rezultati do ju lërë shumë të kënaqura, si dhe mbi të gjitha është diçka e thjeshtë dhe praktike.

Mos i humb