10:32 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / k.v

Sigal Prishtina sot përballet me KK Lovçen e Malit të Zi

Sigal Prishtina sot pasdite do të përballet me KK Lovçen e Malit të Zi, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Ligës Ballkanike, sfidë të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Klubi më i madh në vendin tonë, rikthehet Ligën Ballkanike, ligë të cilën prishtinasit e kishin fituar pak vite më parë.

Sigal Prishtina, e cila synon t’i shkojë deri në fund të kësaj gare, në duel me Lovçen hyn me ambicie për fitore në mënyrë që të bëjë hapin e parë në këtë gare joshëse.

Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Lovçen luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndeshje që pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë nga tifozët prishtinas “Plisat”.

Sfida mes Sigal Prishtinës  dhe Lovçen fillon në orën 17:30.