20:50 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Siguri maksimale për festat e fundvitit, Njësia Speciale me armë të gjata nëpër sheshe

Organi kryesor i sigurisë në vend, Policia e Kosovës edhe këtë vit ka hartuar një plan operativ për festat e fundvitit.

PK-ja, në bazë të planifikimeve të saja, gjatë përmbylljes së këtij fundviti dhe fillimit sa më të mbarë të vitit të ri ka ndërmarrë masat e nevojshme policore.

Indeksonline ka marrë disa pamje ku shihet Njësitë Speciale, me armë të gjata, nëpër sheshet e Prishtinës.

“Plani policor si pjesë shtesë parasheh edhe shtimin e prezencës dhe vigjilencës policore në lokacione dhe ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme, ku do të mbahen organizime festive, si dhe prezencën policore në trafik për orientim dhe mbarëvajtje të trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e PK-së.