23:13 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sigurimi shëndetësor dhe aksidental i punëtorëve, “Termokosit” i kushton mbi 63 mijë euro

Ngrohtorja e qytetit, gjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën më të re për këtë vit.

“Termokos”, këtë herë ka nënshkruar kontratë për Shërbimet e Sigurimit Shëndetësor për stafin e saj.

Sipas kontratës të publikuar nga prokurimi, kohëzgjatja e saj është për 12 muaj- shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës për Sigurimin Shëndetësor dhe aksidental të punëtorëve ka qenë e paraparë për 65.800,00 euro, derisa e njëjta është arritur të kurorëzohet për 63.600,00 euro.

Kurse, tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 65.760,00 euro.

Tutje, në kontratë bëhet e ditur se tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Sigal Uniqa Group- Austria Sh.A”. /Indeksonline/