09:58 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sigurohen numrat për demarkacionin, seanca mbahet të enjten!

Seanca për demarkacionin është vendosur të mbahet këtë javë.

Burime të Indeksonline, brenda takimit të presidentit Hashim Thaçi me ambasadorët e QUINT-it, thonë se është caktuar që seanca të mbahet në këtë ditë.

“Po, seanca mbahet të enjten në ora 10:00”, ka thënë shkurt burimi.

Ndërkohë, pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Indeksonline/