14:53 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / A. M.

Sillej si “kapadai”, pamje të huliganit serb që u arrestua nga KFOR-i dhe iu dorëzua Policisë së Kosovës!

4 ishte numri i të arrestuar nga KFOR-i ditën e hane, kur nisi protesta e dhunshme e serbëve para Komunës së Zveçanit.

Dy prej tyre janë liruar ndërsa Dusan Obrenovic dhe Rado Petrovic do të mbetën në burg për 1 muaj nën dyshimet se kanë sulmuar njësitet e KFOR-it.

Në vendim thuhej se sulmi ishte organizuar nga Lista Serbe në bashkëpunim me grupet kriminale, e strukturat ilegale

Indeksonline u sjell pamje të Rado Petroviqit duke qëndruar afër krerëve të Srpska-s.

Mësohet se vepra që ngarkohet ndaj këtyre huliganëve është ‘rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare’ dhe ‘pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’.

Po ashtu, ka dyshim të bazuar se të dyshuarit janë të përfshirë në grupe kriminale që lënduan 30 pjesëtar të KFOR-it, tre prej të cilëve me armë zjarri. /Indeksonline/