20:17 / E Hënë, 06 Korrik 2020

Simeone del kundër Barçës: Reali po fiton shumë penallti sepse po sulmon më shumë

Pas ndeshjes me Athletic Bilbaon, ku Real Madridi fitoi me një gol nga penalltia të shënuar nga Sergio Ramos, edhe më shumë është vënë në diskutim VAR – pasi pretendohet se vendasve iu mohua një 11 metërsh.

Barcelona madje ka dalë me reagim zyrtare, pasi Josep Maria Bartomeu haptazi tha “VAR po e ndihmon Real Madridin”.

Krejt ndryshe mendon Diego Simeone.

“VAR është i drejtë me të gjithë. Nëse Real Madridi po fiton më shumë penallti, është sepse sulmojnë më shumë”, tha ai.

“Ankesat e Barcelonës? Në një moment të gjithë ne herë përfitojmë dhe herë dëmtohemi nga VAR-i”.

Mesazhi i tij është se askush s’ka të drejtë të ankohet, krejt çka ai dëshiron që me VAR, gjyqtari të shikojë disa pamje më shumë, më të mira, para se të marrë vendime.

Mos i humb