17:03 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Simeone: Griezmann i ka dyert e hapura të largohet

Diego Simeone ka bërë me dije se një ditë Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid.

26-vjeçari që ka qenë lojtari kyç i Atleticos në vitet e fundit pëlqehet shumë nga Manchester United por edhe Barcelona ka shprehur interesim për të.

Simeone i ka dhënë dritën e gjelbër të largimit Griezmann nëse lojtari e dëshiron një gjë të tillë.

“I dua shumë lojtarët e mi dhe kam dëshirë t’i shoh teksa rriten. Nuk jam mosmirënjohës”, ka thënë Simeone për L’Equipe.

“Nëse një lojtar vjen tek unë dhe kërkon që të largohet, nuk mund t’ia ndaloj një gjë të tillë”.

“Njëjtë vlen edhe për Griezmann i cili nëse shpreh dëshirën për të shkuar në një klub tjetër, i ka dyert e hapura”, ka theksuar ai.

Griezmann ka realizuar shtatë gola në 18 ndeshje në të gjitha garat me Atleticon këtë stinor.