18:23 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Simeone modest dhe i sinqertë: Messin nuk mund ta kontrollojmë

Simeone nuk ka zbuluar ekipin që do të paraqesë në Barcelonë në konferencën për shtyp të cilën e ka dhënë këtë të shtune, ndërsa theksoi rëndësinë e takimit mes dy skuadrave të para në La Liga.

I pyetur se si e sheh ndeshjën kundër Barcelonës, Simeone theksoi rëndësinë e saj:

“Loja e së nesërmes është e rëndësishme kundër një rivali me numra që flasin në favor të tyre. Valverde vendosi të largoj Neymar, ndryshoi një sistem që kishte punuar me sukses për shumë vite, u tregoi të gjithëve se Barcelona mund të luajë edhe 4-4-2, është e pamposhtur në ligë dhe lojtarët gjithmonë përcaktojnë nevojat e ekipit dhe trajnerit. Ne luajmë kundër një skuadre që po bën sezon fantastik dhe ndeshja do të zgjidhet si në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur kundër tyre, pra në detaje” .

I pyetur nëse do të ketë një markim të vecantë për Messin, Simeone la të kuptohet ndryshe:

“Duke pasur kundërshtar një futbollist si Lionel, nuk ka strategji, ju nuk mund ta kontrolloni atë. Loja krijon situata të ndryshem. Ne duhet të mundohemi ta dërgojmë atë aty ku ne duam” . /IndeksOnline/

Temat: