75 Mall Live Search
10:35 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / Gj Sh

Simeone përplaset fizikisht me drejtorin e Arsenalit, publikohen pamjet

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka pasur një përleshje me drejtorin sportiv të Arsenalit, Andrea Berta, gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League.

Nga pamjet e të cilat janë bërë virale, shihet se simeone e shtyen Bertan në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Stafet e të dyja skuadrave ndërhyn mes tyre për të rikthyer situatën në kontroll.

Barta po kërkonte nga gjyqtari që të përfundonte ndeshjen pasi sipas tij kishin kaluar minuta, derisa argjentinasi shkon drejt tij, e pastaj e shtyu me krah, gjë që çoi në një tension mes tyre.

Kujtojmë se Arsenali arriti fitojë me rezultat 1-0 dhe siguroi finalen e Champions League-s për sezonin 2025/26./IndeksOnline/