13:05 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Simiq e quan ndërhyrje të dhunshme, mundësinë e bashkimit të Mitrovicës

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka ritheksuar qëndrimin e serbëve për mundësinë e bashkimit të qytetit të Mitrovicës.

Sipas Simiq, serbët nga veriu nuk do të pajtohen me integrimin  e “dhunshëm” më Mitrovicën jugore.

“Serbët nga pjesa veriore e Mitrovicës nuk do të pranojnë integrimin e dhunshëm në asnjë sistem, sepse askush nuk do që të ndryshojë diçka që është e mirë dhe kualitative me diçka që nuk funksionon”, ka thëne Simiq për TV Pink.

Duhet përkujtuar që është pikërisht i pari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri i cili dorëzoi së fundi në Kuvendin e Ksoovës peticioni për bashkimin e qytetit, të nënshkruar nga më shumë se 16 mijë qytetarë./Indeksonline/