11:28 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / MSH

Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit

Shkruan: John Smith, ekspert i çeshtjeve të sigurisë

Ukraina ka nënshkruar marrëveshje trilaterale me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë me 22 korrik rreth zhbllokimit të porteve Ukrainase për eksportimin e drithërave. Një marrëveshje e ngjashme ishte nënshkruar ndërmjet Kombeve të Bashkuara, Turqisë dhe Rusisë. Të nesërmën Rusia sulmoi portin në Odesa duke tentuar të shkatërroi ngarkesat me drithëra. Por pse është e rëndësishme që Ukraina të vazhdoi përgaditjet për eksportim të drithërave?

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim i madh për sigurinë globale ushqimore.

  • Lufta e Rusisë në Ukrainë është shkaktari kryesor i krizës globale të ushqimit që mund të derivoj në pasoja të mëdha politike e ekonomike.
  • Ukraina është njëri ndër furnizuesit më të mëdhenj të ushqimit, si vaji i lulediellit, gruri dhe misri për shtetet me të ardhura të vogla gjithandej botës.
  • Ukraina ka pasur të korra rekorde vitin e kaluar, duke mbledhur 107 mmt (milionë metra ton)
  • Sektori i agrokulturës dhe ushqimit përbën gati 10% të GDP në Ukrainë. Vitin e kaluar ka eksportuar produkte në vlerë prej afro 28 bilionë euro në botë, duke përfshirë 7 bilionë euro në Europë.
  • Ukraina eksporton më shumë se 10% të grurit, 14% të misrit dhe 47% të vajit të lulediellit globalisht.
  • Mesatarisht, 50 milionë metra tonë të produkteve të agrokulturës janë eksportuar nga Ukraina në vit. Në vitet rekorde kjo shifër ka arrituar deri në 65 mmt. Gjetja e furnizuesve alternativ që zëvendësojnë volumin e furnizimit të Ukrainës nuk është e mundshme sot. Ekspertët parashohin që nuk do të jetë e mundshme të bëhet në 3 deri 5 vitet e ardhshme.
  • Ekspertët llogarisin që më shumë se 400 milionë njerëz në botë varen nga drithërat që vijnë prej Ukraine. Popullsia e shumicës prej këtyre shteteve tradicionalisht ka vuajtur nga mungesa e ushqimit dhe uria.

Varësia e shteteve në furnizimet Ukrainase është si në vijim (Në bazë të ITC, 2020,2021)):

  • Gruri: Egypt – 26%; Indonesia – 27%, Turkey – 18%, Pakistan – 46%, Morocco – 15%, Bangladesh -23%, Libya – 44%, Tunisia – 42%, Ethiopia – 26%, Lebanon – 80%, Yemen – 22%, Israel – 20%.
    • Misri: EU27 – 32%, China – 55%, Egypt – 26%, Turkey – 32%.
  • Vaji i lulediellit: EU27 – 62%, China – 59%, India – 75%, Turkey – 5%, Iraq – 74%.
  • Sulmi i Rusisë ka prishur zingjirin e furnizimit ushqimor në botë.Produktet që Ukraina nuk do të jetë në gjendje të i eksportojë në botë do të krijojnë efekte zingjirore, të tilla si: vendet e zhvilluara po rrisin rezervat e tyre të ushqimit, shumë shtete po kufizojnë tregtinë si pasojë e pasigurisë. Si rezultat çmimet po rriten çdo ditë e më shumë dhe rreziku nga uria është çdoherë e më i madh.
  • Lufta ka ndikuar në rreth 25% të tregtisë së drithërave që ka shkaktuar rritje të çmimit në nivel global, inflacion të ushqimit dhe çasje të reduktuar në ushqim për vendet që burim bazë kanë pasur importin nga Ukraina. Në partikularitet mungesat vërehen në grurë dhe vaj luledielli.

Infrastruktuara është çështja kryesore për tregtarët Ukrainas të eksportojnë grurin dhe vajin.

  • Ukraina synon të vazhdojë eksportin sipas obligimeve ndërkombëtare.
  • Para luftës, Ukraina ka eksportuar 5-6 mmt të produkteve agrokulturore në muaj; 90% e kësaj mase është nxjerrë përmes porteve detare në Detin e Zi dhe në Detin Azov.
  • Në situatën e tanishme kanalet tradicionale të tregtisë nuk janë më në dispozicion. Ukraina ka arritur të gjejë rrugë të reja për të furnizuar drithërat nëpërmjet kamionëve, hekurudhës dhe lumenjëve.
  • Gjatë muajit prill nëpërmjet infrastrukturës së disponueshme është arritur të eksportohen 1.2 mmt grurë dhe vaj, sasi kjo e rritur në 1.8 mmt në maj, ndërkaq në qershor eksporti ka arritur 2.17 mmt të produkteve agrokulturore, që është 20% më shumë së në maj (sipas UA Minagro)

Sidoqoftë me këtë trend do duheshin vite për të eksportuar rezervat e tanishme në mënyrë që të lirohet hapësirë për të korrat e reja, përveq nëse situata ushtarake në Detin e Zi përmirsohet dukshëm.

Rusia po shkakton terror ushqimorë duke shkatërruar qëllimisht infrastrukturën agrokulturore dhe duke vjedhur maqinerinë bujqësore

  • Sulmet me raketa të trupave ruse dëmtuan dhe shkatërruan shumë ferma, rezerva ushqimesh dhe farërash, kapanone, depo, depo nafte, makineri dhe pajisje bujqësore.
  • ● Ka raporte të besueshme për grabitje të grurit ukrainas nga ushtria ruse nga territoret e pushtuara përkohësisht në rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Shumë dëshmi dhe prova të tjera konfirmojnë se pushtuesit rusë kanë sekuestruar tashmë rreth 500,000 ton drithëra, që është pothuajse një e treta e stoqeve të mbetura atje për mbjellje dhe nevoja të konsumit të brendshëm.
  • ● Sipas imazheve satelitore, anijet me flamur rus po transportojnë grurë të korrur në Ukrainë dhe e transportojnë atë nga porti i Krimesë i Sevastopolit të kontrolluar nga Rusia dhe nga porti i Berdyansk (rajoni Zaporizhzhya) kryesisht në Siri, Turqi ose Liban.
  • ● Deri tani 41 transportues me shumicë nën flamujt rus dhe sirian janë identifikuar për të transportuar grurin e grabitur ukrainas. Në shumicën e rasteve, këto anije fikin transponderët e Sistemeve të Identifikimit Automatik (AIS) për të fshehur faktin e ngarkimit në portet e okupuara të Krimesë.
  • ● Ministria e Jashtme e Ukrainës ka paralajmëruar më parë vendet konsumatore se dërgesat e grurit të shitura nga Rusia mund të përmbajnë pjesërisht ose plotësisht drithë të vjedhur të sekuestruar si rezultat i grabitjes nga trupat ruse. Dëshmi të shumta nga fermerët ukrainas dhe prova të dokumentuara shërbejnë si provë e grabitjes së grurit ukrainas nga Rusia.
  • ● Kremlini po përdor urinë si një taktikë për të zhdukur identitetin ukrainas gati 90 vjet pas Holodomorit. Ne kërkojmë që Rusia t’i japë fund vjedhjes së drithit, të hapë portet e Ukrainës, të rivendosë lirinë e lundrimit dhe të lejojë anijet tregtare të lundrojnë nëpër të për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe një krizë globale ushqimore.
  • ● Eksporti i paligjshëm i drithit ukrainas është një shembull tjetër i akteve destruktive të Rusisë, të cilat, në veçanti, bien ndesh me parimet themelore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) – arritjen e sigurisë ushqimore për të gjithë dhe tejkalimin e urisë. Politika e shtetit agresor vë në dyshim rëndësinë e pjesëmarrjes së tij në FAO dhe organizata të tjera ndërkombëtare

Rusia mund të kërkojë ta kthejë situatën më tej në avantazhin e saj kur bëhet fjalë për ushqimin. Moska jo vetëm që mund të vjedhë pjesën e Ukrainës në tregun global për mallra si misri dhe gruri, por gjithashtu do të përpiqet të zbardhë imazhin e saj si një ofrues bamirësie për vendet e varfra, ashtu siç bllokon furnizimet e vetë Ukrainës.

● Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të refuzojë “shantazhin ushqimor” të Kremlinit, përkatësisht thirrjen ruse për heqjen ose reduktimin e presionit të reduktimit të sanksioneve kundër Rusisë në këmbim të hapjes së rrugëve tregtare përmes Detit të Zi.

● Ministria e Jashtme ruse ka manipuluar publikimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për të mohuar kontributin e Rusisë në krizën botërore të ushqimit. Komenton zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko – https://bit.ly/3QKBPER. Publikimi i FAO-s në anglisht – https://bit.ly/3ykj43l dhe arabisht – https://bit.ly/3bhc7aa.

● Përveç dëmtimit të drejtpërdrejtë të tokave – pushtimi, veprimet ushtarake dhe ndotja e minierave kufizojnë aksesin e fermerëve në fusha dhe mundësitë për të mbledhur të korrat. Do të rezultojë në të korra të pavjelura dimërore në shumë prej zonave të prekura nga lufta. Përafërsisht 2.4 milionë hektarë kultura dimërore mund të mos korren, duke rezultuar në 1.435 miliardë dollarë dëme.

● Sipas një parashikimi të përbashkët nga OECD dhe organizata e OKB-së për ushqimin dhe bujqësinë, prodhimi bujqësor global do të rritet me 1.1% çdo vit dhe konsumi i ushqimit do të rritet me 1.4% në dhjetë vitet e ardhshme. Prandaj, ekspertët besojnë se nuk do të jetë e mundur t’i jepet fund urisë deri në vitin 2030 (ky synim është vendosur tani nga OKB). Për të arritur këtë, performanca e kompleksit agroindustrial botëror duhet të rritet me 28% në dhjetë vjet, që është tre herë më shumë se treguesi 2010–2020.

Çfarë mund të bëhet?

Çdo përpjekje për të devijuar vëmendjen tonë te çështjet që janë implikime të shkeljeve të vazhdueshme të Rusisë, çdo përpjekje për t’i barazuar ato me shkakun rrënjësor vetëm do ta ndihmonte Moskën që të përdorte më tej eksportet e ushqimit si armë. Ukraina, nga ana e saj, bën çmos për të siguruar potencialin eksportues të vendit në masën më të madhe të mundshme për të siguruar që ata që varen nga eksporti ynë nuk do të vuajnë nga uria.

• Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë veprimet e Rusisë, të kërkojë tërheqjen e trupave të saj nga Ukraina dhe përfundimin e bllokadave të porteve ukrainase, të forcojë sanksionet ekonomike në mënyrë që të ndalojë agresionin e armatosur kundër Ukrainës dhe të parandalojë katastrofa të mëtejshme humanitare dhe përkeqësimi i urisë në botë.

• Ne diskutojmë me partnerët tanë mënyrat për të krijuar një mision ndërkombëtar – korridor humanitar – nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, i cili do të marrë përsipër funksionimin e rrugëve detare për eksportin e mallrave bujqësore ukrainase.

• Supozojmë se zhbllokimi i porteve të Ukrainës është një nga komponentët kryesorë të sigurisë globale të ushqimit. Ukraina po bën përpjekje të konsiderueshme për të rivendosur furnizimin me ushqim në tregun botëror. Duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

• Megjithatë, siguria mbetet çështja kryesore për Ukrainën. Ne nuk mund të përjashtojmë planet e Rusisë për të përdorur një korridor të tillë humanitar për të sulmuar Odesën dhe Ukrainën jugore.

• Kjo është arsyeja pse nevojiten garanci efektive sigurie për të rivendosur lundrimin. Garanci të tilla duhet të sigurohen duke furnizuar Ukrainën me armët e duhura për të mbrojtur vijën bregdetare nga kërcënimet nga deti. Pozicioni i fortë i forcave tona të armatosura në rajonin e Detit të Zi do të lejojë rivendosjen e lundrimit të sigurt dhe garantimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale. Ky është një prioritet për Ukrainën.

• Për sa i përket çështjes aktuale të grabitjes së grurit në Ukrainë, theksojmë se pala ukrainase e ngre këtë çështje vazhdimisht në institucionet ndërkombëtare dhe gjatë diskutimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe me partnerët e huaj në të gjitha nivelet.

• Ne paralajmërojmë vendet konsumatore të mos blejnë grurë të vjedhur ukrainas. Ngarkesat e eksportuara nga Rusia mund të përmbajnë drithëra të vjedhura të marra si rezultat i plaçkitjes së autoriteteve ruse të pushtimit. Ne do të monitorojmë çdo dërgesë të paligjshme të grurit që eksportohet nga Ukraina. Çdo vend që blen me vetëdije grurin e vjedhur konsiderohet të jetë bashkëpunëtor në krim.