22:56 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Situata e Messit duket më shqetësuese

Leo Messi nuk ka stërvitur këtë të shtunë me shokët e skuadrës së tij të kombëtares së Argjentinës, dhe ka qëndruar në palestrën e hotelit të Madridit, ku po qëndron skuadra e Jorge Sampaolit.

Messi, i cili nuk luajti të premtën kundër Italisë në Manchester, nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore që Argjentina e ka bërë në qytetin sportiv të Valdebebas, ndërsa ka bërë punë rigjeneruese në hotel, raporton faqja e Argjentinës në Twitter.

Lojtari para ndeshjës kundër Italisë komentoi duke thnënë se “kam ardhur që një kohë me këto dhimbje, por dua të luaj” .

Argjentina përballet të martën me Spanjën në ‘Wanda Metropolitan” , dhe prania e Leo Messit është e panjohur. Tani edhe stafi i Barcelonës duken më të shqetësuar për gjendjen e tij fizike, pasiqë këtë të shtunë nuk mori pjesë në seancën stërvitore, gjë që pritej. /IndeksOnline/

Temat: