10:09 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Situatë e tensionuar në Manchester United, Bruno Fernandesi i bërtet Alex Tellesit në stërvitje

Në stërvitjen e Manchester Unitedit, dje ka pasur një moment tensionimi midid Bruno Fernandesit dhe Alex Tellesit.

Fernandesi shihet duke i bërtitur Tellesit për shkak se nuk po e lëvizte topin shpejt, transmeton Indeksonline.

Tifozët e Manchester Unitedit e kanë lavdëruar portugezin për pasionin që po tregon.

Sonte, Bruno Fernandesi do të jetë kapiten i Manchester Unitedit, në mungesë të Harry Maguires./Indeksonline/