09:25 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / B O

Situatë “win-win”, e vërteta e largimit të Rey Manajt nga Watfordi

Ndërprerja e kontratës së Rei Manajt me Watfordin ka një shpjegim. Sulmuesi shqiptar ka vendosur t’i japë fund momentalisht marrëdhënies me klubin anglez për shkak të një çështjeje të thjeshtë kontraktuale që përfitojnë të dyja palët.

Ai është i dëmtuar dhe largimi i tij favorizonte klubin për të nënshkruar me një zëvendësues deri në qershor, siç kanë konfirmuar të dyja palët për “MundoDeportivo”. Manaj zbarkoi tek Watfordi duke ardhur në verë nga Barcelona, teksa vinte nga një sezon i huazuar te Specia.

Me vetëm shtatë ndeshje dhe 275 minuta ku u shënua edhe një gol, klubi dhe lojtari u ulën dhe studiuan atë që ishte më e mira për të dyja palët dhe arritën në përfundimin se kontrata do të ndërpritej.

Manaj ka dorë të lirë për të nënshkruar për një klub deri në qershor, qoftë nga Spanja apo nga ndonjë ligë tjetër, dhe klubi respektoi dy vitet e kontratës së tij që i kanë mbetur.

Pra, çfarëdo që të ndodhë, lojtari do të mbetet një aset për Watfordin dhe më vonë mund të rikthehet në klub. Ndërkohë Manaj është në kërkim të një ekipi, teksa gjasat janë që ai të firmosë me Veronën ose me Albaseten në kategorinë e dytë spanjolle.