12:15 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

S’iu lejua hyrja në bar, shkak stili i flokëve

Për shumë persona që mbushin 18 vjec, e vetmja mënyrë për të festuar është të drejtohen në pijetorën më të afërt, e të blejnë ligjërisht qoftë një birrë apo gotë verë.

Një i ri nga Australia kohët e fundit planifikoi të bënte këtë gjë për ditëlindjen e tij, por mbrëmja nuk i shkoi mirë, shkruan “Mirror”, transmeton Indeksonline.

Cooper Allin shijoi pijen me nënën e tij, pasi që hyrja për në El Grotto në Scarborough iu refuzua.

Ai thotë që atij nuk iu lejua të hynte për shkak të stilit të flokëve.

“Të thonë që nuk mund të hyni për shkak të flokëve tuaja!”, ishte pak shkatërruese, tha ai.

Por sipas ekspertëve, vendet në Australinë Perëndimore janë në gjendje të vendosin kodet e tyre të veshjes.

Shoqata Australiane e hoteleve WA shpjegoi se është plotësisht e ligjshme që baret të vendosin standardet e tyre të veshjes dhe klientët të gjejnë vendin e duhur për ta./Indeksonline/