22:19 / E Martë, 09 Gusht 2022 / OSH

Sivjet erdhën gati dyfish më shumë mërgimtarë se sa vjet

Sipas zëdhënëses së Aeroportit të Prishtinës, gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është rritur numri i mërgimtarëve që kanë udhëtuar drejt Kosovës.

Përqafimet shënojnë një moment të veçantë për ta.

Shumë kosovarë po bashkohen me të dashurit e tyre që jetojnë në diasporë, të cilët vijnë këtu për pushimet e verës.

Përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhjetëra mijëra mërgimtarë udhëtojnë për në Kosovë.

Njëri nga ta këtë të martë erdhi në vendlindje pas 15 vitesh qëndrimi larg.

Malli për familjen është ai që i bashkon bashkatdhetarët me të afërmit këtë verë.

Megjithatë, nuk janë kosovarët të vetmit që po qëndrojnë muajve të verës në vendin tonë.

Familja treanëtarëshe nga Montana në SHBA, këtu kanë ardhur për çështje pune që lidhen me rininë e Kosovës.

Mirëpo, sa mërgimtarë kanë ardhur deri më tash në Kosovës përmes këtij aeroporti?

Gara po ashtu tregon se prej cilit shtet po ka më shumë mërgimtar.

T7 dërgoi pyetje edhe në adresën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të marrë informata se sa persona kanë ardhur në Kosovës përmes kufijve tokësorë, mirëpo të njëjtit nuk kthyen përgjigje.