17:46 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

S’janë shtyrë gjitha aktivitet për ditën e Pavarësisë, e shpjegojnë organizatorët

Disa prej aktiviteteve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që ishin paraparë të mbahen për ditën e shtune, janë shtyrë nga këshilli organizativ. Kësisoj, seanca solemne e Parlamentit, parkimilim i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ngirjta e flamurit janë shtyrë për ditën e diele.

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i cili është pjesë e Këshillit Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ka konfirmuar për “Indeksonline” se ky ndryshimi është bërë për shkak të pamundësisë që të jene prezentë në seancën solemne disa nga miqtë tanë ndërkombëtare.

“Të njëjtit do te jene pjesëmarrës edhe ne Konference e Sigurisë qe do te mbahet ne Munih nga 16-18 shkurt. Do te kenë adresim edhe ne Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai. /Indeksonline/