23:00 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / M. M

S’ka bombola oksigjeni për komunën e Skënderajt, operatori del të jetë i papërgjegjshëm

Ditë më parë komuna e Skënderajt ka bërë kërkesë për tu furnizuar me bombola oksigjeni.

Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse për tenderin në fjalë janë paraparë të ndahen 6 mijë euro, ai është anuluar.

Sipas prokurimit, anulimi i procedurës është bërë për shkak që operatori që ka ofertuar nuk ka qenë i përgjegjshëm.

“Anulimi i procedurës së prokurimit publik bëhet për arsye se Operatori Ekonomik i cili ka ofertuar nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret në Dosjen e Tenderit dhe Njoftimin për Kontratë dhe është i papërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e prokurimit./IndeksOnline/