13:40 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / B O

S’ka ditë të mira te Barcelona, Xavi merr dy lajme të hidhura

Xavi Hernandez nuk do ta ketë të lehtë me Barcelonën në ndeshjet në vijim.

Sergi Roberto do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni pas dëmtimit në rektus femoris të këmbës së djathtë. Roberto do të operohet në Finlandë .

Operacioni do të kryhet nga Dr. Lasse Lempainen, i cili tashmë ka ndërhyrë te Ousmane Dembélé në të kaluarën për disa nga dëmtimet e tij.

Mjeku nuk ka preferuar të jap ndonjë datë të kthimit të mundshëm në fushë të futbollistit.

Lajme të mira nuk ka as nga Ansu Fati. Futbollisti nuk ka stërvitur fare sot me skuadrën, ani pse është pritur një gjë e tillë.

Me mungesën e sotme, Fati ka zbehur gjasat për të qenë pjesë e ndeshjes ndaj Bayern Munchen./Indeksonline/