21:34 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

S’ka gola në 45 minutat e para në finalen e Kupës së Kosovës

Është mbyllur pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Llapit, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.

Nuk pati gola [0-0] në 45 minutat e para në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, shkruan IndeksOnline

Dy klubet patën rastet për shënim, me ekipin e Tahir Batatinas që ishte më e rrezikshme – por asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte.