11:45 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / OSH

S’ka më dilema, Jenniferi i është kthyer dashurisë së vjetër

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk fshihen më në publik dhe duket se po e shijojnë romancën e tyre në maksimum.

Dyshja e famshme nuk la më vend për dyshime me fotot e reja ku shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa po shkonin për një darkë romantike, raporton “Page Six”.

Çifti u fotografua me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit, teksa u futën në një restorant në West Hollywood. Madje, në një moment, këngëtarja vendosi kokën në gjoksin e Affleck.

Të dy mbërritën në restorant së bashku, në makinën e Affleck, dhe gjithashtu dukej se ishte edhe një person i tretë në vendin e pasmë. Kjo është hera e parë që aktori dhe ylli i popit shihen kaq të afërt publikisht, ndërkohë që të gjitha mediat rozë po flasin për ta.

Affleck dhe Lopez, të cilët ishin të fejuar në vitet 2000, filluan të takoheshin përsëri në prill të këtij viti. Romanca e tyre është rindezur pas ndarjes së Jeniffer Lopez nga Alex Rodriguez.