21:50 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / AR

S’ka me pritje, nesër fillon seriali vendor “Bufe e parlamentit”

Ka disa ditë që është paralajmëruar që do të hidhet në treg një serial i ri vendor, i quajtur “Bufe e parlamentit”.

Duke mirëpritur çdo projekt nga aktorët tanë të famshëm siç janë Fatmir Spahiu, Donat Qosja, Fatos Kryeziu dhe Astrit Kabashi, fansat e tyre e prisnin me padurim transmetimin e këtij seriali, shkruan Indeksonline.

Sot në RTK u dha lajmi i shumëpritur, duke treguar që ky serial do të filloi transmetimin çdo të diele duke filluar prej orës 20:10.

Edhe pse serial i ri, ndryshe siç ishte “Kafeneja jone” duket se do të ketë po të njëjtin sukses si ai./Indeksonline/