11:35 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

“S’ka problem nëse nuk shkoj në Spanjë, mund ta përfundoj karrierën këtu”

Eden Hazard ka folur përsëri për të ardhmen e tij dhe sërish ka lënë një deklaratë të paqartë në lidhje me mundësinë e transferimit në Real Madrid.

“Unë mund të përfundoj karrierën time në Chelsea, nuk ka problem, jam shumë i lumtur në klub dhe familja ime është e lumtur kështu, kështu që nëse nuk shkoj në Spanjë nuk ka problem. Cfarëdo që të ndodhë në të ardhmen do të jem i lumtur”, tha belgu për Sky Sports.

Poashtu plani i Chelseat është për ta bindur atë të vazhdoj në “Stamford Bridge” përtej verës së ardhshme. Për këtë ata janë të gatshëm ta bëjnë Hazardin lojtarin më të paguar në Premier Ligë, me një pagë prej 18 milionë euro në vit.

Nga Anglia thuhet gjithashtu se negociatat për rinovimin dhe përmirësimin e kontratës së tij, e cila përfundon në qershor të vitit 2020, do të fillojnë para Krishtlindjeve. /IndeksOnline/

Temat: