08:45 / E Martë, 09 Mars 2021 / G. T.

S’ka virus për Djokoviçin/ Midis Beogradi feston me hartën e Kosovës!

Novak Djokoviç ka thyer rekordin e Roger Federer duke qenë numri një në botë për më shumë se 311 javë, një javë më shumë se tenisti zviceran [310 javë].

Këtë natë të madhe, tenisti serb e festoi me bashkëvendësit e tij në Beograd të Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Ai u kritikua shumë nga mediat e huaja, për shkak të kësaj tollovie që e krijoi në kohë pandemie të Covid-19. ‘S’ka virus, për Djokoviçin’!

Por, ajo që bie në sy në këtë mbrëmje të ‘çmendur’ në Beograd është edhe prania e hartës së Kosovës. Por, kjo hartë është e vendosur në flamurin serb.

Djokoviç është i lindur në Beograd, por babai i tij ka jetuar në Mitrovicë. Familja e tij vazhdon të bëjë propaganda, duke e quajtur ‘Kosovën si pjesë të Serbisë’.

Djokoviç së fundi ka fituar Grand Slamin Australian Open, pasi mposhti me lehtësi tenistin rus, Daniil Medvedev./IndeksOnline/